Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme lagjen Carlo Magno të Italisë, ku një vajzë 1 vjeçe e 8 muajshe ka humbur tragjikisht jetën.
E mitura është përplasur me makinë nga babai i saj, i cili duke lëvizur mbrapsht, nuk e ka vënë re praninë e vogëlueshes.
Ajo u dërgua me helikoper në spital po fatkeqësisëht nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të shkaktuara nga përplasja.
I tronditur nga lajmi, kryetari i komunës së Vigonovës, Luca Martello tha:
“Është një tragjedi e madhe. Shpresoj që komuniteti tani të dijë të mbrojë këtë familje, ta mbrojë atë dhe dhimbjen e madhe të atyre që nuk kanë bërë diçka me vetëdije. Këto janë aksidente që ndodhin fatkeqësisht.”
Në vendin e tragjedisë në orët e vona të mëngjesit mbërritën edhe famullitari i fshatit, Don Fabio, dhe nënkryetarja e komunës së Vigonovës, Luisa Sattin. Vetëm më 15 korrikun e kaluar, përsëri në Veneto, në Isola Vicentina, ndodhi një episod i ngjashëm: një burrë nuk e vuri re praninë e gruas së tij teksa po kthente makinën dhe e vrau.