Tentoi të vetëvritej duke pirë fotoksinë, gruaja dërgohet me urgjencë në spital

Një grua në Sarandë e moshës 66 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar fotoksinë.

Burimet bëjnë me dije se shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol është dërguar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fotoksinë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 22.11.2021 20:33