E FUNDIT/ Ndahet nga jeta studiuesi i njohur shqiptar Aleks Luarasi

Është ndarë nga jeta sot studiuesi dhe profesori i njohur shqiptar, Aleks Luarasi.

Prof. dr. Aleks Luarasi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (1963).

Nga viti 1972 deri në vitin 2002 ka punuar për 30 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, si pedagog i lëndëve Filozofia e së drejtës dhe Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ka qenë përgjegjës departamenti dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Ai është autor i tekstit universitar “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri” (2014); autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001), si dhe i një vargu artikujsh e referatesh.

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i K.M. (1991); anëtar i Komisionit Europian për demokraci nëpërmjet ligjit (Komisioni i Venecias), pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998), Zv/Kryetar i Konferencës së Rektorëve të RSH (2008 – 2009); anëtar i Komisionit për vlerësimin e titujve akademikë pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës (2010 – 2013).

Në vitin 2003 themeloi Shkollën e Lartë Universitare “Luarasi”, me një fakultet të vetëm, Fakultetin e Drejtësisë dhe ka qenë rektor i saj gjatë viteve 2003 – 2011.


Shtuar 22.11.2021 20:18