Temperaturat në Qafën e Thorës kapën rekordin e -22 gradë celcius gjatë natës, ndërsa në Vermosh arritën deri në -17.
Në akset Bogë – Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash.
Probleme janë shfaqur në të gjithë qarkun e Shkodrës sa i takon ngricave.
Në Malësinë e Madhe temperaturat kanë zbritur deri në -19 gradë celsius ndërsa paraqiten problematika sa i takon furnizimit me energji elektrike.
Sakaq pavarësisht nga ngricat turistët janë të shumtë dhe kanë shumë arsye për të zgjedhur Thethin si destinacion turistik./albeu.com/