Tabaku: Çmimet e larta, për shkak të politikave të gabuara, nuk ulen me ‘polic digjital’, qeveria nuk ka ndërmend të ndihmojë fermerin, por KAYO-n

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bën fajtore qeverinë për çmimet e larta në Shqipëri, duke deklaruar se politikat ekonomike dhe fiskale janë ndër shkaqet kryesore që rëndojnë mbi qytetarët.

Sipas saj, një pjesë e konsiderueshme e çmimit të karburanteve përbëhet nga taksat. Ajo kritikoi gjithashtu nivelin e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, duke përmendur orizin, sheqerin dhe miellin.

Të lidhura

None found

“A janë sot çmimet e larta në Shqipëri sepse mungonte një polic digjital te dera e biznesit?! A kanë nevojë pensionistët, qytetarët, fermerët dhe studentët të shohin sa janë çmimet te dera e biznesit? Përgjigjja për çmimet e larta është qeveria. Gabimet e qeverisë dhe politikat e gabuara janë arsyeja kryesore pse sot secili prej jush paguan çmime më të larta. Te karburanti, fjala vjen, 60% e çmimit janë taksa. Te çmimi i ushqimeve — orizi, sheqeri, mielli — TVSH-ja është 20%, më e larta në rajon dhe ndër më të lartat edhe krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto e rrisin çmimin”, shprehet deputetja e PD.

Ajo kritikoi gjithashtu mbështetjen që qeveria u jep kompanive si KAYO, ndërsa tha se sektorë si fasoneria dhe bujqësia nuk marrin mbështetjen e nevojshme.

“Qeveria nuk e ka hallin të bëjë politika për ekonominë, të bëjë politika që ulin çmimet, të çlirojë tregjet nga monopolet dhe të lejojë konkurrencën. Qeveria shqiptare ka vetëm një hall: korrupsionin! Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të ndihmojë fermerin, por ndihmon KAYO-n. Nuk ka ndërmend të ndihmojë familjet shqiptare të përballojnë çmimet e rritura, por ndihmon koncesionarët. Qeveria shqiptare nuk investon dhe nuk jep para që sektori i fasonëve dhe bujqësia të vazhdojnë të zhvillohen, por mbështet ato rrugët e florinjta: një miliard euro, ndërsa gjysma e tyre sot janë në hetim”, thekson Jorida Tabaku.

Reagimi: 

A janë sot çmimet e larta në Shqipëri sepse mungonte një polic digjital te dera e biznesit?! A kanë nevojë pensionistët, qytetarët, fermerët dhe studentët të shohin sa janë çmimet te dera e biznesit?

Përgjigjja për çmimet e larta është qeveria. Gabimet e qeverisë dhe politikat e gabuara janë arsyeja kryesore pse sot secili prej jush paguan çmime më të larta.

Te karburanti, fjala vjen, 60% e çmimit janë taksa. Te çmimi i ushqimeve — orizi, sheqeri, mielli — TVSH-ja është 20%, më e larta në rajon dhe ndër më të lartat edhe krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto e rrisin çmimin.

Te fermeri rëndojnë taksat që janë vendosur mbi fshatin, por njëkohësisht edhe mungesa e subvencioneve.

Qeveria nuk e ka hallin të bëjë politika për ekonominë, të bëjë politika që ulin çmimet, të çlirojë tregjet nga monopolet dhe të lejojë konkurrencën. Qeveria shqiptare ka vetëm një hall: korrupsionin!

Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të ndihmojë fermerin, por ndihmon KAYO-n. Nuk ka ndërmend të ndihmojë familjet shqiptare të përballojnë çmimet e rritura, por ndihmon koncesionarët.

Qeveria shqiptare nuk investon dhe nuk jep para që sektori i fasonëve dhe bujqësia të vazhdojnë të zhvillohen, por mbështet ato rrugët e florinjta: një miliard euro, ndërsa gjysma e tyre sot janë në hetim.

Këto janë hallet e qeverisë shqiptare, jo ato të qytetarëve.

Për këtë arsye duhet ndryshuar ky sistem, duhet ndryshuar kjo qeveri, që çdo ditë e më shumë po tregon se është qeveri e pakicës.


Shtuar më 4.10.2026 11:31

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet