Një sulm me bombë ka ndodhur në një autobus ushtarak në Damaskun qendror, ku janë vrarë 14 persona, thonë mediat shtetërore siriane.
Lënda plasëse e lidhur me automjetin u shpërthye ndërsa kaloi nën urën Jisr al-Rais gjatë së mëngjesit, njoftoi agjencia e lajmeve Sana.
Edhe pse Siria është përfshirë nga një luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë gjithnjë e më të rralla.
Rajoni është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin Presidentin Bashar al-Assad që nga viti 2011.
Lufta ka lënë të paktën 350,000 njerëz të vdekur dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të braktisë shtëpitë e tyre, përfshirë gati gjashtë milionë refugjatë jashtë vendit./albeu.com