Spanja në “luftë” me zjarret, tokat dhe pyjet përfshihen nga flakët

I nxehti nuk është i vetmi problem në Spanjë por  tashmë në disa pjesë të vendit kanë nisur edhe zjarret.

Pasi luftuan me flakët për dy netë, autoritet spanjolle arritën të kontrollonin tre zjarre që shpërthyen në lindje të vendit, por ende po përpiqen të stabilizojnë zjarrin pranë qytetit Baldomar.

Qindra zjarrfikës po luftojnë një zjarr që ka shpërthyer në Katalonjë dhe që ka përfshirë mbi 1.070 hektarë tokë. 21 avionë po ndihmojnë nga ajri në përpjekje titanike për të shuar flakët të cilat kërcënojnë 20,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore.

Deri më tani në këtë zonë janë djegur gjithsej më shumë se 1600 hektarë pisha dhe shkurre.

I nxehti përvëlues ka goditur Spanjën që nga fundi i javës së kaluar. Ekspertët janë shprehur se vlera të tilla mbi 40 gradë Celsius po bëhen më të shpeshta dhe po fillojnë shumë më herët se zakonisht pasi ky muaj parashikohej të kishte temperatura të cilat varionin nga 30-35 gradë Celsius./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 15:09