Skandali “Partygate”, Boris Johnson: Po kam mashtruar, por se kam bërë me qëllim

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar se ka mashtruar Parlamentin lidhur me festat që thyenin rregullat e Covid-it, por mohoi se e bëri atë me qëllim.

Johnson ka publikuar një mbrojtje prej 50 faqesh. Në të, ai thotë se garancitë e tij për deputetët se rregullat e bllokimit ishin ndjekur u bënë me “mirëbesim”. Ish-kryeministri është bërë pjesë e një skandali të qujatur ‘Partygate’, pasi ka zhvilluar disa festa gjatë periudhës së pandemisë.

Johnson përballet me pezullimin apo edhe përjashtimin nga Parlamenti, nëse deputetët vendosin se ai i ka mashtruar qëllimisht. Ish-kryeministri pritet të dalë para Komitetit të privilegjeve nesër në një seancë dëgjimore televizive.

Në dokumentin e tij të mbrojtjes, Johnson thotë se ai nuk kishte mashtruar “me dashje ” deputetët dhe “nuk do donte ta bënte këtë”.


Shtuar 21.03.2023 17:33