Si sot 160 vite më parë, çfarë ndodhi me dollarin?

Ishte 10 marsi i vitit 1862, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë.

Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë. Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhe e ligjshme. “Letra të gjelbra”- kështu ishin quajtur për shkak të ngjyrës.

Para se të merrej ky vendim Kongresi kishte pasur një debat mjaft të nxehtë, pasi vendi po përballej me një krizë financiare për shkak të mungesave të arit dhe argjendit. Aty u vendos që kartëmonedhat të përdoreshin si njësi për pagesa të të gjitha llojeve, përveç për borxhin publik dhe për importim.

Ky akt që erdhi si një masë emergjente, rriti në mënyrë të madhe fuqinë federale dhe ndryshoi përgjithmonë standardin amerikan të parasë.


Shtuar 10.03.2022 09:40