Një shpërthim i madh ka ndodhur në një xhami në Kabul.
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të mbrëmjes të mërkurën.
Policia atje thotë se numri i viktimave është i lartë, por nuk jep shifra specifike.
Një zyrtar i inteligjencës taliban tha për Reuters se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet më tej. Kurse, Al Jazeera citoi një zyrtar të paidentifikuar të ketë dhënë një numër të vdekjeve prej 20.
Kurse, Spitali i Emergjencave të Kabulit njoftoi në Tëitter se kanë pranuar 27 pacientë të plagosur nga shpërthimi, duke përfshirë një fëmijë shtatë vjeçar.
Dëshmitarët thanë për mediat se shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në një lagje veriore të Kabulit, duke thyer xhamat e ndërtesave aty pranë. Zyrtari i inteligjencës talebane, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters, tha se shpërthimi ndodhi në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit.
Gjithashtu bëhet me dije se imami i xhamisë ndodhet në mesin e të vrarëve.