Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e peshkut në Greqi, një shqiptar në mesin e viktimave

Një shpërthim i fuqishëm gazi ndodhi ditën e sotme në një fabrikë peshku në Prevezë të Greqisë.

Protothema.gr raporton se një shqiptar dhe një grek kanë mbetur të vdekur në vend nga shpërthimi i fuqishëm.

Ndërkohë mësohet se një grek ka marrë lëndime të rëndë, e për pasojë është dërguar në spital.

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba u tre fëmijëve të vegjël.

Ndërsa emigranti shqiptar mësohet se ka qenë 40 vjeç.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur. Forcat zjarrfikëse dhe Policia janë ende në vendngjarje./albeu.com/