Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës

Një tjetër bombol gazi ka shpërthyer. Këtë herë në një banesë në Durrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

“Më datë 08.07.2021, në orën 16:30, në Rrashbull, Durrës, në banesën e shtetasit G. B., 28 vjeç, aksidentalisht ka shpërthyer një bombël gazi, e për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se së fundmi kanë shpërthyer disa bombola, një në Velipojë me 4 të lënduar, një në Koplik me një të lënduar rëndë dhe para disa ditësh në Tiranë me dy të lënduar./albeu.com

Shtuar 9.07.2021 09:54