Ndoshta, këto zakone mëngjesi po jua nisin ditën “ters”

Nëse nuk keni filluar t’i shmangni deri tani, bëjeni për të mirën tuaj.

1. Qëndroni në çarçafë, batanije.

Jo! Ajo që duhet të bëni është të ngriheni dhe të bëni shtriqjen e mëngjesit.

2. E shtyni alarmin për më vonë

Rezistojini këtij tundimi, pasi nëse bini sërish në gjumë do futeni në një cikël prej të cilit është shumë e vështirë të dalësh. Kështu që në vend që të zgjoheni të relaksuar, do ndiheni të lodhur dhe dita do t’ju nise me 0 energji.

3. Kontrolloni telefonin

Problemet, kërkesat, surprizat e papritura janë aty, por s’është e thënë t’i dëgjoni dhe të merreni që në mëngjes. Sigurisht që postimet e reja në Facebook apo Instagram mund të presin disa minuta.

4. E lini krevatin të parregulluar

Meqënëse do ktheheni sërish në mbrëmje ju mendoni se nuk keni përse ta rregulloni. Por, psikologët kanë zbuluar se kjo gjë lidhet me produktivitetin dhe organizmin tuaj gjatë ditës.

5. Pini kafe

E dimë që këtë nuk e prisnit, por ja që është fiks siç e dëgjuat. Nuk është e vërtetë që kafja “ju zgjon”, siç mendonit deri tani.Trupi juaj prodhon hormonin kortizol, i cili rregullon nivelin e energjisë, midis orës 8 dhe 9. Kështu që kafeja do ju duhet vetëm pas orës 9 e 30.

6. Bëheni gati në errësirë

Dritat fikur duken si një mënyrë e butë për t’u zgjuar. Por, nëse ju visheni në errësirë trupi juaj do marrë sinjal se është ende natë dhe do ndihet akoma dhe më i lodhur.

7. Nuk ruani një rradhë të caktuar veprimesh

Ruani një skemë automatike që do bëni sapo të zgjoheni, në mënyrë që energjinë për gjërat e paparashikuara ta ruani për më vonë.

Shtuar 9.07.2021 09:54