Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, në gjendje të rëndë 3 gra dhe 1 fëmijë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Velipojë.

Si pasojë janë dëmtuar tre gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore.


Shtuar 4.07.2021 08:12