Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën e gjyqit në Elbasan me prokurorin Gjergji Ceka.
Gjykata vlerëson se avokati nuk ka konsumuar vepër penale.
Të lidhura
None found
Avokati Barjami, u ndalua me iniciativë të Oficerit të Policisë Gjyqësore, nën dyshimet për kanosje dhe kundërshtim të prokurorit, gjatë një seance ku kishte kundërshtuar provat e paraqitura nga akuza.
NGJARJA
Më 17 tetor 2025, Ulian Bajrami u arrestua në Elbasan pas një debati me prokurorin Gjergji Ceka, gjatë seancës për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masave të sigurimit ndaj 14 personave të ndaluar në një lokal, ku Bajrami mbronte klientin e tij Maksim Suçi.
Në audio-regjistrimin e publikuar, dëgjohej avokati i cili pretendonte se provat ndaj klientit të tij ishin të rreme, ndërsa shtonte se do të merrej personalisht me prokurorin dhe do të ngrinte padi ndaj tij.
Avokati: Kërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova, një ndër to tregon se ka pasqyrim të rremë të të dhënave
Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim
Prokurori: Do arrestohet ai
Gjyqtarja: Hera e fundit, nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi çfarë bëni jashtë kësaj salle, ky lloj komunikimi në sallë me mua gjyqtare nuk lejohet, përqendrohu tek mbrojtja ose të nxjerr përjashta dhe caktoj një avokat kryesisht. Paralajmërimi i fundit.








