Moderatorja Arbana Osmani, do të vijojë aventurën e saj televizive me “Ferma VIP”, duke marrë përsipër edhe një sezon tjetër të reality show-t që drejtoi për herë të parë këtë vit.
Vazhdimësia e saj në format nuk ishte aspak e sigurt pas përfundimit të edicionit të tretë, madje për një periudhë u krijua bindja se moderatorja mund ta kishte mbyllur këtë kapitull.
Të lidhura
None found
Pas finales, Arbana publikoi disa fotografi nga eksperienca në fermë, duke i shoqëruar me një mesazh falenderimi për produksionin dhe bashkëpunëtorët.
Formulimi i saj se kjo eksperiencë do të mbetej “një kujtim shumë i bukur” u interpretua si një lamtumirë e mundshme.
Pikërisht në atë periudhë, edhe mungesa e saj dhe e partnerit, regjisorit Eduart Grishaj, në festën e organizuar pas finales, shtoi pikëpyetjet për raportin me produksionin dhe të ardhmen e tyre në projekt.
Më herët, u raportua se Arbana nuk do të ishte më në krye të reality shoë-t sezonin e ardhshëm. Kështu, pas vetëm një sezoni në këtë format, dukej se rrugëtimi i saj me “Ferma VIP” mund të përfundonte më shpejt nga sa pritej.
Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme ndryshuan panoramën. Në fund të gushtit nisën të qarkullonin raportime se moderatorja do të vazhdonte bashkëpunimin me Vizion Plus dhe se ishte rikthyer në diskutim mundësia e drejtimit të sezonit të katërt.
Në shtator, kjo vazhdimësi mori edhe konfirmimin publik përmes spotit të ri të televizionit, ku Arbana shfaqej sërish si prezantuese e “Ferma VIP”. Pra, pas gjithë pasigurisë së krijuar në muajt e verës, moderatorja do të jetë sërish fytyra kryesore e spektaklit.

Një vendim që rikthen në vëmendje edhe marrëdhënien e saj me këtë format, të cilin e mori përsipër pas një periudhe larg ekranit dhe pas largimit nga “Big Brother VIP Albania”.
Për Arbanën, kjo ishte një sfidë e re, pasi për herë të parë pas shumë vitesh u shfaq në logon e një tjetër televizioni. Ajo solli me vete përvojën e gjatë në drejtimin e reality shoë-ve, ndërsa në këtë projekt bashkëpunoi edhe me Eduart Grishajn, i cili mori përsipër regjinë.
Tashmë vëmendja zhvendoset te edicioni i katërt dhe te mënyra se si do të ndërtohet ky sezon. Një prej ndryshimeve që është përfolur lidhet me kalendarin e transmetimit, pasi në raportimet e mëparshme është përmendur mundësia që “Ferma VIP” të vijë më herët se zakonisht.
Ndryshe nga edicionet e para, të cilat nisën në pranverë, sezoni i ri është përfolur për një rikthim në periudhën e vjeshtës. Ndërkohë, emrat e konkurrentëve, paneli dhe detajet e tjera të produksionit mbeten pjesë e pritjes së publikut. Për momentin, ajo që është bërë e qartë është se Arbana nuk do të largohet nga kjo eksperiencë pas vetëm një viti.
Pas një vere të mbushur me aludime për një ndarje të mundshme nga formati, moderatorja ka vendosur të vazhdojë në krye të tij, duke e kthyer “Ferma VIP” në projektin e saj të radhës televiziv.








