Qarkullimi në rrugët shtetërore po vijon pa probleme, me rrugë kryesisht të thata dhe fluks të moderuar trafiku jashtë qendrave urbane.
Sipas raportimeve nga LAMM, në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk regjistrohen pritje më të gjata, as për hyrje as për dalje nga vendi.
Të lidhura
None found
LAMM rikujton se nga data 15 nëntor, drejtuesit e automjeteve janë të detyruar me ligj të kenë pajisje dimërore në makinat e tyre, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky detyrim do të qëndrojë në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.








