Sherri në Elbasan, shoqërohen në komisariat disa persona (VIDEO)

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas sherri të ndodhur në qytetin e Elbasanit mes simpatizantëve të PD dhe PS.

Përplasja ka filluar pak pasi kryeministri mbërriti në Elbasan, ku simpatizantët e PD e pritën me thirrjen Rama ik. Vizita e Ramës në Elbasan erdhi pak pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili u prit me brohoritje nga qytetarët.

Gjithashtu ajo që vihet re, është dhe fakti se qytetarët janë grumbulluar duke mos marrë aspak parasysh faktin se COVID-19 është agresiv dhe mund të infektojë këdo./albeu.com


Shtuar 14.03.2021 11:02