SHBA e shpalli “non grata”, politikani i njohur nga “halli” ia merr këngës për Amerikën (VIDEO)

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik pak ditë më parë u shpall si person I padëshiruar nga SHBA-të, me pretendimin se po synon konflikte në Ballkan.

Dodik i ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij, së bashku me kolegë e miq të tij të partisë në kafene.

Partia e Dodikut e publikoi videon në Twitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.

Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj. Aty ishte edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija, i cili po ashtu u sanksionua dje nga SHBA-ja, e cila e futi atë në listën e zezë, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Amerikë.

Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”./albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 15:46