Sërish probleme me kompaninë ajrore të fluturimeve “Wizz Air”.
Këtë herë kompania ka lënë në aeroportin e Milanos 150 pasagjerë shqiptarë.
Nisja e fluturimit drejt Rinasit ishte parashikuar në orën 22:30, por linja “Wizz Air” kishte njoftuar pasagjerët se fluturimi do të shtyhej me një orë. Më pas, fluturimi është anuluar duke lënë në aeroport pasagjerët.
Albeu.com ka denoncuar me dhjetra raste ku qytetarë që mbeten në aeroporte duke pritur për orë të tëra apo fluturime që anulohen papritur janë një panoramë thuajse e përditshme e WizzAir.
Futja e kompanisë së fluturimeve Low Cost Ëizz Air në Shqipëri pritej që të ulte pak çmimet si edhe të përmirësonte shërbimin, por duket se të dyja këto janë ende larg.