Raketat ruse goditën një depo armësh ukrainase pranë qytetit lindor të Popasna, përveç 31 objektivave të tjerë të premten, tha ministria e mbrojtjes e Moskës sipas agjencisë së lajmeve RIA.
Rusia gjithashtu pretendoi sot se kishte rrëzuar një avion luftarak ukrainas SU-27 në rajonin lindor të Luhanskut, sipas Interfax.
BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendime./albeu.com