Rriten rastet e reja me koronavirus, asnjë humbje jete nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë një qytetar nuk ka humbur jetën për shkak të COVID. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit vihet re një rritje e rasteve të reja me koronavirusi, ku nga 3621 testime kanë rezultuar pozitiv 18 qytetar.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Sakaq janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

18 qytetarë pozitiv në këto bashki:

7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Statistika (16 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      18

Të shëruar në 24 orë     6

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3621

Testime totale             851,111

Raste pozitive             132,647

Raste të shëruara        130,067

Raste Aktive                     124

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              51

Shkodër            13

Fier                  11

Vlorë                11

Elbasan            11

Durrës              10

Lezhë                7

Korçë                6

Kukës                2

Gjirokastër        2


Shtuar 16.07.2021 17:07