Rrëzohet avioni ushtarak në SHBA, nuk dihet ende fati i pilotit

Një avion ushtarak është rrëzuar pranë stacionit ajror të Korpusit të Marinës në San Diego, raportuan mediat amerikane të premten, duke cituar zyrtarë ushtarakë.

“Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e F/A-18 Hornet”, raportuan ABC News dhe Fox News. Fox raportoi se kishte vetëm një pilot në bordin e avionit, fati i të cilit nuk dihet.

Fox News, duke cituar një deklaratë nga baza në Kaliforni, tha se avioni u rrëzua në një zonë të largët në tokë qeveritare pranë një autostrade ndërshtetërore rreth orës 23:54. të enjten, duke përmendur një “aksident”.

“Ky aeroplan nuk i përket krahut të tretë të avionëve detarë, por po operonte jashtë MCAS Miramar”, tha stacioni ajrore në një deklaratë, sipas Fox.

Roja Bregdetare njoftoi se ishte nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e pilotit, ndërsa mediat amerikane raportuan se disa nga rrënojat e avionit ishin gjetur.

Që nga debutimi i F/A-18 në 1983, prodhuesi Boeing ka dorëzuar më shumë se 2000 Hornet, Super Hornet për klientët në mbarë botën, duke përfshirë Marinën e SHBA, Australinë, Kanadanë, Finlandën, Kuvajtin, Malajzinë, Spanjën dhe Zvicrën.


Shtuar 25.08.2023 18:34