BBC News ka përpiluar një listë me emrat e 3,052 ushtarëve rusë që janë vrarë në luftën aktuale në Ukrainë. Lista është pjesë e hetimeve në vazhdim për numrin dhe natyrën e humbjeve ruse dhe bazohet në burime të hapura, si dhe në biseda me familjet e të vrarëve.
Gazetarët e BBC zbuluan varre të freskëta në 11 varreza të vendosura në pjesë të ndryshme të Rusisë. Jo të gjithë u shënuan si ushtarë që vdiqën duke luftuar në Ukrainë, por fotografitë e burrave me uniformë, si dhe kurora me shirita me mbishkrimin “Nga Ministria e Mbrojtjes” janë shenja treguese.
Ekziston një trend i vazhdueshëm i një përqindjeje të lartë të oficerëve në mesin e të vrarëve – rreth 20%. Gjetjet përputhen me pretendimet e bëra nga shërbimet e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët deklaruan këtë javë se Rusia po mbante “humbje dërrmuese” midis oficerëve të rinj dhe të lartë.
Shifrat më të fundit të viktimave të Rusisë, të publikuara nga Moska më 25 mars, pretendojnë se 1,351 ushtarë janë vrarë deri më tani në konflikt. Ndërkohë, inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se, deri në fund të majit, Rusia kishte humbur rreth 15,000 ushtarë, ndërsa Ukraina e vendos shifrën në rreth 30,000 të vrarë./albeu.com