Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është votuar sërish qyteti më i mirë në botë për të jetuar, sipas raportit vjetor të Economist Intelligence Unit (EIU)
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, nuk përfshihet këtë vit për shkak të efekteve të pushtimit rus të vendit më 24 shkurt, ndërsa qytetet ruse të Moskës dhe Shën Petersburgut ranë përkatësisht me 15 dhe 13 vende në renditje.
Vjena zuri vendin e parë në renditje nga Auckland, Zelanda e Re, e cila ra në vendin e 34-të për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit, sipas raportit.
“Vjena, e cila kishte zbritur në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 pasi muzetë dhe restorantet e saj u mbyllën, ishte përsëri në vendin e parë, të cilin e mbajti në 2018 dhe 2019”, thuhet në raport. “Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë atraksionet kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga sistemi i jashtëzakonshëm shëndetësor dhe bollëku i mundësive kulturore dhe argëtuese”, theksohet në raport.
Evropa ka gjashtë vendet e para në renditje. Kryeqyteti austriak pasohet në vendin e dytë nga kryeqyteti danez, Kopenhagen dhe qyteti zviceran i Zyrihu.
Gjithashtu, Gjeneva zvicerane është në vendin e gjashtë, Frankfurt në Gjermani në të shtatën dhe Amsterdami në të nëntën.
Kanadaja performoi mirë me tre qytete në krye të renditjes: Calgary është në vendin e tretë, Vankuveri është i pesti dhe Toronto në të tetin.
Vendi i dhjetë ndahet nga Osaka, Japoni dhe Melburni, Australi.
Kryeqyteti francez, Parisi, renditet i 19-ti, 23 vende më lart se një vit më parë.
Kryeqyteti belg, Brukseli, është në vendin e 24-të, pas Montrealit të Kanadasë./albeu.com