Suedia dhe Finlanda janë mbështetur në lëvizjen e tyre drejt anëtarësimit në NATO nga pothuajse të gjitha vende tanëtare të Alenacës.
Vetëm Turqia ka shprehur rezerva.
Ankaraja akuzon të dy vendet se i kanë dhënë mbështetje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër qeverisë turke për dekada.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve ndaj Turqisë.
Ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, zyrtarë të NATO-s, politikanë suedezë dhe finlandezë thonë të gjithë se janë të bindur se çdo shqetësim mund të adresohet./albeu.com