PS mbledh sot Kryesinë, vendimet që pritet të merren

Partia Socialiste ka thirrur mbledhjen e Kryesisë në orën 18:00 të kësaj të mërkure.

Gjatë mbledhjes pritet të merren disa vendime të rëndësishme.

Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ka disa minuta që ka mbërritur në selinë rozë.

Disa prej vendimeve të rëndësishme që pritet të merren janë caktimi i datës se kur do të mblidhet Asambleja për të vënë në zbatim vendimet e Kongresit, si dhe do të diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.