Protestuesit po djegin Francën, por Macron i mbijeton “testit” të parë për reformën e pensioneve

Me një shumicë margjinale, qeveria franceze arriti të mbijetojë në mocionin e votëbesimit ndërpartiak, i cili nuk u miratua me 9 vota diferencë. Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar të parën nga dy mocionet e censurës kundër qeverisë franceze lidhur me planin e saj për të reformuar sistemin e saj të pensioneve. Kjo ishte ajo që pati mundësinë të fitonte numrin më të madh të votave.

Kryetarja e Dhomës njoftoi se propozimi kishte mbledhur 278 vota nga 287 votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Tashmë deputetët pritet të votojnë për një mocion të dytë, të paraqitur nga e djathta ekstreme, e cila nuk ka asnjë shans të miratohet. Më pas, reforma do të konsiderohet se është miratuar përfundimisht.

Vendimi i Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç ka shkaktuar një bujë të paprecedentë në Francë, ndërkohë që qytetarët po reagojnë ndaj zbatimit të projektligjit duke përdorur kompetenca të veçanta kushtetuese. Protesta të shumta kanë përfshirë vendim prej disa ditësh.

Më herët, Marine Le Pen njoftoi se po bënte një kundërshtim në Këshillin Kushtetues kundër legjislacionit. Nga ana e saj, kryeministrja franceze argumentoi se reforma e sigurimeve është një “kompromis”. Në fakt, ajo tha se përdorimi i artikullit për të anashkaluar votën ishte “thellësisht demokratik” në përputhje me kushtetutën e Francës të vendosur nga Charles de Gaulle. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 19:19