Prag lufte me Rusinë, armatoset nëna ukrainase: Do të luftojmë për Kievin, më mirë të merrem tani

Tensionet mes Rusisë e Ukrainës kanë arritur kulmin.

Grumbullimet masive të ushtarëve rusë në kufij me fqinjin perëndimor, kanë alarmuar këta të fundit duke nisur përgatitjet serioze për të organizuar mbrojtjen.

Një grua në Ukrainë, nënë e tre fëmijëve është fotografuar e armatosur teksa hedh vështrimin nga dritarja e banesës.

Sipas mediave të huaja personi në fotot quhet Mariana Zhaglo, e është larg të të qenit ushtare. Ajo është studiuese marketingu, por është shprehur e gatshme të luftojë për Ukrainën nëse kjo do të jetë e nevojshme.

“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”, tha Mariana.

“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo deri tregoi pushkën e saj Zbroyar Z-15

Ajo shpjegoi më tej se Zbroyar Z-15 është një pushkë gjuetie.

Studiuesja e marketingut është vetëm një nga mijëra ukrainasit që së fundmi iu bashkuan Forcave të

Mbrojtjes Territoriale të vendit (TDF), një pjesë vullnetare e ushtrisë që ka parë që numri i saj të rritet mes tensioneve në rritje në kufirin rus.

Ndërkohë që tensionet vijojnë, duket se ushtrisë ukrainase po i bashkohen edhe studentët e gratë./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 11:30