I ka rënë rëndësia në Torino, Bernardeschi objektivi i Interit për merkaton e verës

Federico Bernardeschi është një nga synimet e mëdha të Interit për verën e ardhshme. Reprezentuesi italian e ka parë sesi këtë sezon ka ardhur në rënie me kalimin e ditëvë dhe gjithçka tregon një largim në fund të sezonit.

Me një kontratë në fuqi deri në qershorin e ardhshëm dhe nuk ka të dhëna se ai do të zgjasë qëndrimin në Torino përtej verës dhe nga Milano tashmë kanë aplikuar për të mirëpritur ish-lojtarin “vjollcë”.

Simone Inzaghi, i cili tashmë e ka kërkuar atë gjatë kohës së tij në Lazio, e di se është një mundësi e shkëlqyer për ta marrë lojtarin me çmimin 0 dhe ka insistuar me siguri tek drejtuesit e sportit që të përpiqen të mbyllin kontratën e tij.

Bisedat me agjentin e lojtarit tashmë kanë ndodhur dhe nëse asgjë nuk ndryshon nga tani deri në verë, italiani do të bëhet lojtar i ri i Interit. r.t/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 11:26