Situata në Lindjen e Mesme, është përshkallëzuar sërish, pasi forcat e armatosura amerikane ndërmorën në orët e para të së dielës sulme ndaj objektivave iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit, për të dytën ditë radhazi.
Tenisionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer, pasi ushtria amerikane ka kryer sulme të mëtejshme kundër objektivave iraniane me urdhër të presidentit Donald Trump.
Të lidhura
None found
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ky sulm ishte një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit të vazhdueshëm iranian.
“Avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan infrastrukturën e mbikëqyrjes ushtarake iraniane, sistemet e komunikimit, vendet e mbrojtjes ajrore, objektet e magazinimit të dronëve dhe kapacitetet e vendosjes së minave”, tha CENTCOM në një deklaratë .
Sulmet shtesë vijnë pas një sulmi iranian të enjten kundër një anijeje tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit. SHBA-të më pas nisën sulme kundër Iranit rreth Ngushticës së Hormuzit të premten.
“Pas sulmeve të djeshme të SHBA-së në përgjigje të sulmit iranian ndaj M/V Ever Lovely, Iranit iu dha një shans për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit, por zgjodhi të mos e bënte kur forcat e tij nisën një dron sulmues njëkahësh që goditi M/T Kiku këtë mëngjes në orën 4:30 të mëngjesit ET”, thuhet në deklaratën e CENTCOM-it.
CNN, shkruan se vala e sulmeve e vështirëson marrëveshjen fillestare SHBA-Iran të nënshkruar këtë muaj, e cila kishte për qëllim zgjerimin e armëpushimit dhe rivendosjen e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me më shumë veprime ushtarake nëse sulmet iraniane vazhdojnë.
Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kundërshtoi, duke thënë se sulmet amerikane shkelën armëpushimin, gjë e cila do të rezultojnë në ndalimin e plotë të të gjitha proceseve diplomatike.
