Përplasi për vdekje “Xubin” e Yzberishtit, arrestohet 39 vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39 vjeçare, pasi ditën e djeshme ka përplasur për vdekje  me makinë  Fatmir Avdillarin i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.

“A. M., 39 vjeçe, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues shtetasin F. A., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Viktima ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera, duke i marrë kështu jetën.

Avdillari rezulton i dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Gjithashtu, është arrestuar dhe shtetasi me inicile I. B., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin ciklomotor në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Shtuar 12.05.2021 09:05