Ndeshja me Sassuolon, Pirlo mund të luajë me një formacion ndryshe

Sonte në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Sassuolos dhe Juventusit.

Bianconerët janë të dëshpëruar pas humbjes nga Milani, që i la ata në vendin e pestë dhe tani do të mundohen t’i përmirësojnë gjërat.

Sipas raporteve të fundit nga FootballItalia, do të ketë disa ndryshime të cilat do t’i bëjë Andrea Pirlo.

Buffon do të marrë përsipër portën, pasi ka njoftuar se do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Dybala pritet që të luajë përpara Alvaro Moratës, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Federico Chiesa përpara.

Juan Cuadrado mund të shtyhet në një rol të gjerë në mesfushë sesa si mbrojtës i djathtë, me Arthur duke dërguar në stol Rodrigo Bentancur dhe Weston McKennie.

Leonardo Bonucci pritet të zëvendësojë Giorgio Chiellini dhe Danilo në anën e djathtë të mbrojtjes.

Ky mund të jetë edhe formacioni i mundshëm:

Juventus (4-4-2): Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Ronaldo.


Shtuar 12.05.2021 09:44