Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese për protestuesit e dhunshëm, të maskuar, që bllokojnë qarkullimin e mjeteve apo që nuk u binden urdhrave të autoriteteve.
335 prej tyre, janë për bllokim të qarkullimit, me vlerën minimale të parashikuar nga ligji, prej 5 mijë lekësh të rinj. Këto gjoba janë vendosur nga data 2 deri më 21 nëntor.
Të lidhura
None found
Vetëm në 3 raste gjoba ka qenë në kufirin maksimal prej 500 mijë lekësh të rinj (5 milionë lekë të vjetra). Këto 3 gjoba, përfaqësojnë thuajse gjysmën e vlerës totale, që arrin në 3 milionë e 175 mijë lekë të rinj.







