Policia jep detaje për ngjarjen, zbulohet si u plagos 33-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar  në flagrancë të vetëplagosurin e ngjarjes së mbrëmshme në Korçë, Marsel Rusi dhe shokun e tij, Andi Andri për kallëzim të rremë. Ata kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Mësohet se i vetëplagosuri ka shkuar në spital së bashku me shokun e tij, duke thënë se e plagosi dikush tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Ngjarja në Korçë, rrestohet i vetëplagosuri dhe shoku I tij

Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 09:46

Tags: