Pelosi: Dua paqe në Tajvan, Pekini ka përdorur vizitën time si justifikim për të lëshuar raketa

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ka komentuar udhëtimin e saj në Tajvan për herë të parë që nga largimi. Në një konferencë për shtyp, ajo përsëriti shumë herë se dëshironte paqen në ishullin vetëqeverisës dhe që status quo-ja të vazhdojë.

Por ajo akuzoi Kinën se po përpiqej të izolonte Tajvanin në shumë mënyra dhe tha se nuk mund ta pengonte atë dhe zyrtarët e tjerë amerikanë të vizitonin, duke vënë në dukje se qeveria kineze nuk e kontrollonte orarin e tyre të udhëtimit.

Të lidhura

None found

Gjithashtu Pelosi tha se, Kina “ndoshta ka përdorur vizitën tonë si një justifikim” për të lëshuar raketa gjatë stërvitjeve rreth Tajvanit”.

Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin në 25 vjet. Por ajo hodhi poshtë pretendimin se ajo ishte më shumë e motivuar nga kultivimi i trashëgimisë së saj sesa mbrojtja e Tajvanit si “qesharake”. Udhëtimi nuk kishte të bënte me të, tha ajo: ishte për të festuar Tajvanin dhe demokracinë e tij të lulëzuar.


Shtuar 5.08.2022 07:26