Pasuesi i Boris Johnson, Rishi Sunak kryeson raundin e parë të votimit

Gjashtë kandidatë duke përshirë edhe ish-ministrin e financave Rishi Sunak po kandidojnë për të marrë postin si Kryeministër i Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Boris Johnson. Ish-kancelari Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të votimit të deputetëve për të zgjedhur liderin dhe kryeministrin e ardhshëm konservator i cili mori 88 vota.

Në vendin e dytë me 67 vota ishte Ministria e Tregtisë, Penny Mordaunt dhe në vendin e tretë ishte Sekretarja e Jashtme Liz Truss me 50 vota. Ndërsa nga gara janë eleminuar Kancelari Nadhim Zahawi dhe ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt.

Ata që janë ende në garë do të përballen me një raund tjetër votimi të enjten. 160 mijë anëtarë konservatorë do vendosin se cilin kandidat duan të bëjnë kreun e partisë dhe kryeministrin e ardhshëm dhe rezultati do të shpallet më 5 shtator.

Sunak, i cili u largua nga posti i kancelarit javën e kaluar tha për BBC se ndihej ” shkëlqyeshëm” për rezultatin. Ndërsa Mordaunt tha se ishte “shumë e nderuar” nga mbështetja që kishte marrë dhe një zëdhënëse e Truss tha: “Tani është koha që kolegët të bashkohen pas kandidatit që do të ulë taksat, do të japë ndryshimin e vërtetë ekonomik që na nevojitet që nga dita e parë dhe do të sigurojë humbjen e Putinit në Ukrainë”./albeu.com