Parlamenti nis homazhet në nderim të Mbretëreshës, Truss: Shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania

Deputetët britanik dhe kolegët e tyre po mblidhen në Parlament për t’i bërë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II pasi ndërroi jetë pasditen e së enjtes.

Sipas BBC, kryetari i Commons Sir Lindsay Hoyle hapi seancën dhe fjalën e tij me kujtimet e tij për Madhërinë e Saj dhe veprën gjatë mbretërimit të saj.

Pas fjalëve të tij do të jetë rradha e kryeministres Liz Truss dhe lideri i laburistëve Keir Starmer të ndjekur nga deputetë nga e gjithë Dhoma.

Në fjalën e saj Truss tha se Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth ishte “një nga udhëheqësit më të mëdhenj që bota ka njohur ndonjëherë” dhe “shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”.

“Janë dërguar homazhe nga çdo kontinent në mbarë botën. Ne kujtojmë zotimin që dha në ditëlindjen e saj të 21-të për t’ia kushtuar jetën shërbimit. E gjithë shtëpia do të pajtohet, kurrë një premtim nuk është përmbushur kaq plotësisht”, tha Truss.


Shtuar 9.09.2022 13:22