Një viktimë dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.904 mostra prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 viktimë në Rahovec (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

Shtuar 25.05.2021 03:05