Kurti i kërkon Ukrainës njohjen e Kosovës: Nuk ka asnjë ngjashmëri me aneksimin rus të Krimesë

Kryeministri kosovar Albin Kurti i është drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me një thirrje për të njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, situata e Kosovës nuk ka asnjë lidhje me mënyrën se si Rusia aneksoi Krimenë dhe një vendim i tillë nga Kievi do t’i prishte argumentet e Vladimir Putinit, i cili e keqpërdor rastin e Kosovës si pretekst për veprimet e tij në gadishullin ukrainas.

Në një shkrim të botuar në median ukrainase “Kyiv Post”, Kurti shprehu pakënaqësinë për faktin që Ukraina ende refuzon ta njohë Kosovën, duke përmendur se Zelensky e konfirmoi këtë qëndrim gjatë një vizite në Beograd në muajin gusht të vitit të kaluar.

Të lidhura

None found

Ai nënvizoi se Prishtina ka qëndruar vazhdimisht në krah të Kievit që nga fillimi i agresionit rus, duke dënuar sulmet e Moskës, duke zbatuar sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, si dhe duke pritur gazetarë ukrainas dhe ofruar ndihmë e stërvitje ushtarake.

“Në gushtin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën — domethënë mosnjohja e saj — mbetet i pandryshueshëm. Ajo që binte në sy ishte se kjo deklaratë u bë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, një prej aleatëve më besnikë të Rusisë. Ndërkohë, Kosova ka mbajtur qëndrim të qëndrueshëm ndaj Ukrainës: atë të përkrahjes. Ne kemi dënuar agresionin e Moskës, jemi bashkuar me sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kemi strehuar gazetarë ukrainas dhe kemi dhënë kontribut me ndihmë dhe trajnime ushtarake,” shkroi Kurti.

Kurti hodhi poshtë paralelen që bën Putin mes Kosovës dhe Krimesë, duke argumentuar se ky krahasim shërben për të minuar besueshmërinë e Perëndimit dhe për t’i paraqitur dy raste thelbësisht të ndryshme si të ngjashme.

“Gabimi qëndron në trajtimin e të gjitha kërkesave për vetëvendosje sikur të ishin ligjërisht dhe politikisht të këmbyeshme. Ato nuk janë. Njohja e Kosovës nuk vendos ndonjë precedent automatik për çdo mosmarrëveshje tjetër territoriale. Secili rast duhet gjykuar sipas historisë së tij, fakteve konkrete dhe, mbi të gjitha, veprimeve reale të shteteve të përfshira.”

Ai theksoi se pavarësia e Kosovës erdhi pas një procesi të gjatë që përfshiu shtypjen e shqiptarëve, luftën, spastrimin etnik, ndërhyrjen e NATO-s dhe bisedimet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai solli në vëmendje edhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenonte të drejtën ndërkombëtare. Bazuar në këto argumente, Kurti u shpreh se njohja e Kosovës nga Ukraina do t’i hiqte maskën lojës së Putinit.

“Njohja do ta rrëzonte pretendimin e Putinit se Kosova provon se demokracitë perëndimore nuk e respektojnë ligjin. Ajo do ta kundërshtonte orvatjen e tij për t’i vendosur rastet e ndryshme në të njëjtin kallëp për t’i shërbyer një argumenti të përshtatshëm për të,” shtoi ai.

Kurti vuri në dukje se modifikimi i kufijve me anë të forcës ushtarake nuk mund të barazohet me të drejtën e një populli për vetëvendosje. Kjo, sipas tij, ka peshë jo vetëm për Ukrainën, por për çdo shtet që ngurron ta njohë Kosovën për shkak të kontesteve të veta territoriale.

“Ndryshimi i kufijve përmes tankeve të një fuqie të madhe nuk është e njëjta gjë me një status të arritur pas një lufte çlirimtare, administrimi ndërkombëtar dhe diplomacie. Pushtimi nuk është vetëvendosje. Aneksimi nuk është pavarësi. Kutitë e votimit në referendum nuk duhet të transportohen nga ushtarët e një shteti fqinj, ashtu siç bënë ushtarët rusë në Krime. Vetëvendosja është e drejtë e një populli për të vendosur për fatin e vet, një akt çlirimi në kërkim të barazisë dhe lirisë, demokracisë emancipuese dhe pavarësisë së vërtetë, jo zgjerim apo shtrirje e një shteti tjetër në shërbim të ambicieve të tij hegjemoniste. Kjo ka rëndësi jo vetëm për Ukrainën, por për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën nga frika se çfarë mund të nënkuptojë për mosmarrëveshjet e veta territoriale.”

Sipas Kurtit, njohja e Kosovës nga Kievi nuk do të ishte një nder për Prishtinën, por një akt në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që vetë Ukraina po e mbron me aq këmbëngulje kundër agresionit rus.

“Presidenti Zelensky duhet ta njohë Kosovën jo si një favor ndaj nesh, por sepse një hap i tillë do ta forconte pikërisht rendin ndërkombëtar që Ukraina ka vite që po e mbron; një rend ku historia nuk shërben si licencë për pushtim, kufijtë nuk ndryshohen me forcë dhe shteteve të vogla nuk u mohohet e ardhmja nga shtetet më të mëdha,” përfundoi ai.

Kryeministri kosovar vlerësoi gjithashtu se të dyja vendet ndajnë të njëjtin orientim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe se njohja e Kosovës do ta përforconte këtë perspektivë të përbashkët.

“Krimea është Ukrainë. Dhe Kosova është Kosovë,” shkroi Kurti në mbyllje.


Shtuar më 20.11.2026 20:58

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet