Humbin jetën nga koronavirusi 13 qytetarë në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.489 teste të kryera janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 10 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 103 pacientë.

Fatkeqësisht betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë,  janë regjistruar gjithsej 155.071 raste, prej të cilëve 147.043 janë shëruar, kurse 5.342 kanë ndërruar jetë. Aktualisht  janë 2.686 raste aktive me COVID-19.


Shtuar 25.05.2021 15:07