Ndodh sërish: Maturantët në provim, testi i Matematikës shpërndahet në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Maturantët po zhvillojnë sot provimin e Matematikës, teksa pak pasi ata kanë marrë fletët e pyetjeve në rrjet po qarkullojnë foto të tezës.

Faqja ‘studentët denoncojnë’,  ka publikuar një mesazh ku thuhet se fletët e testimit janë bërë publike rreth orës 10 e 34 minuta.

‘Dërguar në mesazh: Pershendetje ne oren 10:34 min testi I sotem I matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore’, thuhet në postim.

Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ku pyetjet qarkulluan me shpejtësi vetëm 30 minuta pasi maturantët iu nënshtruan provimit.


Shtuar 11.06.2021 11:16