Nuk mungojnë ofertat, por Haaland mbetet në Dortmund: Ky është fakti që e konfirmon

Erling Haaland është dëshira e madhe në këtë merkato verore e klubeve më të rëndësishme europiane, por norvegjezi do të mbetet thjeshtë një ëndërr vere për klube si Reali i Madridit, Barcelona, Chelsea apo edhe Manchester City pasi sipas të gjitha gjasave Haaland do të qëndrojë te Borussia Dortmund edhe sezonin e ardhshëm, teksa në Gjermani janë të bindur për këtë.

“Kush do Haaland duhet të paguajë 200 milion euro“. Kjo është shuma që kërkon Dortmund për ta lënë të lirë norvegjezin, autor i 40 golave në sezonin e fundit. Shumë vështirë që një klub të paguajë kaq shumë para, sidomos në këtë periudhë krize. Veprimi i fundit i lojtarit viking konfirmon faktin që do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në “Signal Iduna Park”.

Haaland ka vendosur të ndërrojë shtëpi, por jo qytet. Haaland, i cili jetonte në zonën e banimit të Hörde pranë Ëestfalkenpark, ku ndodhet stadium i Dortmundit Signal Iduna Park, tani është zhvendosur në një shtëpi në jug të qytetit, në zonën e banimit të Hohensyburg. Klube si Reali i Madridit, Barcelona, Chelsea e Manchester City duhet të presin deri vitin e ardhshëm sepse pas një sezoni hyn në fuqi klauzola e largimit të Haaland nga Dortmundi për shifrën e 75 milionë eurove, shifër kjo mëse e pranushme për klubet big, gjithmonë nëse shtatlarti norvegjez nuk do të rinovojë me verdhezinjtë kushte të tjera.


Shtuar 11.06.2021 11:03