Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë grumbulluar në trotuar, ndërsa përballë tyre është pozicionuar policia, e cila ka krijuar një kordon për të penguar bllokimin e rrugës.
Të lidhura
None found
Pavarësisht protestës, qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Durrësit vijon normalisht.
Policia është vendosur mes protestuesve dhe rrugës, duke mos lejuar që tubimi të shtrihet në aksin rrugor.








