Merret “peng” Dekani, 30 persona e rrahin dhe e mbyllin në zyrë për disa orë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në vendin fqinj, Greqi.

Sipas informacioneve nga mediat e vendit fqinj, raportohet se kanë qenë 30 persona që kanë “marrë peng” Dekanin e Universitetit Teknik të Kretës dhe e kanë mbajtur për disa orë me radhë.

Diskutohet se ata e kanë kërcënuar dhe mbyllur për orë të tëra brenda zyrës së tij drejtuesin e fakultetit.

Ngjarja ka ndodhur më 14 tetor ndërsa është publikuar së fundmi nga mediat greke pas zbulimit të dosjes hetimore në prokurori.

E gjitha ngjarja lidhet me një student ndaj të cilit ka nisur edhe një ndjekje penale. Sipas Dekanit më 14 tetor, një grup prej 20-30 personash, e mbajtën të mbyllur për katër orë .

Mësohet se dekanin e Shkollës së Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (EMMY), e kanë kërcënuar duke kërkuar të revokojë e-mailin që i kishte dërguar studentit dhe të nënshkruajë një deklaratë falje.

Gjatë ngujimit, ai ka marrë kërcënime, ofendime, ndërsa thuhet se e gjithë ngjarja është filmuar.

“Dekani mësohet se është ndaluar me forcë për rreth 4 orë, ka marrë fyerje dhe kërcënime, është penguar të kryejë detyrat e tij administrative dhe mësimore gjatë asaj kohe, është ndaluar me forcë për të mos përdorur telefonin dhe është detyruar të nënshkruajë një deklaratë kundër vullnetit të tij” , thuhet në njoftim.

Ministri i Arsimit në Greqi, po ashtu, i ka dërguar një letër Rektorit të Universitetit Teknik të Kretës, duke kërkuar informacione për ngjarjen si dhe veprimet e ndërmarra nga administrata për të trajtuar incidentin në përputhje me legjislacionin aktual./albeu.com/