Bora Zemani shfaqet s*ksi, konkurrentja e “Përputhen” e vë në siklet dhe i kujton Donaldin (FOTO LAJM)

Takimi i Bora Zemanit me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother” ishte një ndër më romantikët e mundshëm që nuk e kemi parë as në emisionin e dashurisë që ajo vetë moderon.

Puthja e moderatores me aktorin u bë aq virale saqë dyshja nuk do te “shpëtojë” lehtë prej saj.

Së fundmi Bora Zemani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram transformimin për Halloween. Bora Zemani u shfaq si Harley Quinn dhe përshkrimi i fotos ishte:

“Monstra e vogël e babushit”.

Por konkurrentja e “Përputhen”, Ritavna mori vëmendjen me komentin që i la.

“Monstra e vogël e Donaldit”, e korigjon ajo. Nuk dihet nëse Bora Zemani është e hapur për këto komente nga vetë konkurrentët e “Përputhen” pasi nuk ka bërë asnjë reagim për komentin e Tirvanës në lidhje me Donaldin./albeu.com/

 


Shtuar 1.11.2021 12:55