Mediu: Sot doli se “Gërdecin” nuk e ka përcaktuar ministri

Ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka deklaruar se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sa i takon çështjes së Gërdecit.

Ai foli për mediat, ku u shpreh se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportit në fjalë, ndërsa kjo gjë duhej të ishte bërë nga Prokuroria.

Gjithashtu, Mediu u shpreh se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministry, por ka ardhur e përcaktuar nga kompania.

“Dua që të gjithë ta keni të qartë se sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Urdhri 2044 është i përgatitur nga shtabi i përgjithshëm, strukturat e shtabit. Çështjet që ngriti Pinari nuk i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton detyra për MEICO-n, dhe përcakton se ka nevojë për demontimin. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri, përndryshe nuk do flisnim për FA. Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare e ligjore, dhe VKM me detyrën që iu la. Ministri ndërton komisionin për çmimet dhe të kategorizimit, më pas vihet në lëvizje ministri Urdhri ka ardhur nga shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

Po ashtu, ai shtoi se; “Ka pasur një mbledhje të Këshillit Kombëtar, të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO. Na u dha paralajmërim se duhet të kishim kujdes për ndonjë ngjarje para se të anëtarësoheshim në NATO. Këto dokumente duhet të ishin deklasifikuar. Di që është kërkuar që të bëhet një eksperiment me atë shkak që ndodhi shpërthimi. Djali i Deliut ka thënë se babai i tij ka qenë në shtëpi dhe se nuk kishte bërë asnjë saldim. Është në interes të Shqipërisë që të bëjë një hetim”.

Pyetje: Çfarë nuk është deklasifikuar?

 

Mediu: “Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raportet apo dokumentet që kanë vajtur për këtë çështje. Duhet të jepen deponimet e tyre. I kam kërkuar presidentit që të na japë me shkrim këtë dokument që ta depozitoj. Këtë informacion duhet ta kishte marrë prokuroria me kohë”.


Shtuar 10.01.2024 13:31

Tags: ,