Lulzim Basha uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha uron “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ndërsa ka postuar edhe një foto në të cilën citohet një pjesë nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA.

SHBA-të festojnë sot 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe shkëputjen nga Britania.


Shtuar 4.07.2021 11:23