“Koka” shqiptar, goditet grupi që drejtonte një rrjet restorantesh në Firenze, pastruan 13.5 milionë euro! Nën akuzë edhe ish-portieri i Napolit

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK kanë goditur një grup kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali.

Sipas medieve italiane tetë restorantet në qendër të Firences u përdorën për pastrim parash, nga grupi që drejtohej nga shqiptari Eluert Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit, Alessandro Bigi.

Përmes pastrimit të parave grupi riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica pre tyre në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës me vlerë 13 milionë e gjysmë euro.

Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista. Restorantet Trattoria Giovanni, La Bisteça Osteria Fiorentina, Ponte Veçhio, Bisteçhia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.

Kamami nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin. Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.

Ish-portieri duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit./albeu.com


Shtuar 27.05.2024 17:55