“Kalova koronavirusin, tani kam kancer në testikuj”, miku i Ramës tregon si e zbuloi sëmundjen e rëndë

Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi dhe miku i ngushtë  i kryeministrit Rama,  përmes një interviste për radion ‘La Zanzara’ deklaroi se sapo ka kaluar Covidin, por ka qenë asimptomatik.

Sgarbi gjithashtu bëri me dije se ai vuan nga kanceri i testikujve. “Unë kisha Covid dhe dola prej tij, tani kam kancer në testikuj“, deklaroi Sgarbi.

Duke folur për një polemikë në lidhje me mjekët dhe rolin e tyre në muajt e pandemisë, Sgarbi më pas zbuloi se ai kishte kaluar Covidin.

Mjeku im, Mario Pepe, më dha disa analiza dhe më tha se unë kam antitrupa, dhe se ndoshta kam pasur Coronavirus në dhjetor. Në të vërtetë në atë periudhë shoferi im , ndihmësi im dhe nënkryetari i bashkisë së Sutri ishin të infektuar. Vdekja e Gastel më bëri të rimendoj disa gjëra, Unë isha i bindur se ai do ta mposhte virusin. Në realitet ka dy lloje Covidi, një që të merr dhe nuk mund ta shohësh dhe një tjetër që të çon anash “, shtoi ai.

Por Sgarbi gjithashtu bëri një rrëfim tjetër shokue, se ai vuan nga kanceri i testikujve.

Unë bëra disa analiza për prostatën. Kam një problem, le të përpiqemi të rezistojmë. Ekziston një zgjerim, ka diçka që ata po e analizojnë. Unë nuk kam pasur metastaza të çfarëdo lloji. Le të përpiqemi ta ruajmë ereksionin. Por kur ata më thanë unë reagova me shumë qetësi dhe të gjithë u habitën. Tani për tani aktiviteti urinar dhe ereksionit është i rregullt “, përfundoi ai.

Shtuar 22.03.2021 01:03